Të shtëna në një bazë ushtarake në Austri, vritet një ushtar

Një ushtar u vra dhe një tjetër u plagos në të shtënat e sotme në bazën ajrore në qytetin austriak Wiener Neustadt, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Austrisë.

“Në kazermën e bazës ajrore në Wiener Neustadt, një ushtar në roje u vra dhe një tjetër u plagos në një shkëmbim zjarri që ndodhi mëngjesin e sotëm, pak para orës shtatë”, tha zëdhënësi Michael Bauer në Twitter.

Sipas agjencisë austriake të lajmeve APA , një ushtar në roje ka qëlluar gjatë një sherri të dukshëm dhe më pas është vrarë nga një oficer ushtarak i rangut të lartë.