Lukashenko viziton ushtarët rusë të stacionuar në Bjellorusi
Lideri autoritar bjellorus, Aleksandër Lukashenko, vizitoi një bazë ushtarake ku janë të stacionuara trupat ruse.
Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Mbrojtjes, ndërsa mësohet se gjatë takimit, Lukashenko dhe përfaqësues të paspecifikuar të ushtrisë ruse, diskutuan për stërvitjet e përbashkëta ushtarake që po zhvillojnë këto shtete, tha ministria.
“Në këtë fazë, njësitë e forcave të armatosura të Federatës Ruse janë të gatshme të kryejnë detyrat e parashikuara”, tha një përfaqësues i ushtrisë ruse.
Bjellorusia është aleate e ngushtë e Rusisë. Rritja e bashkëpunimit ushtarak midis Rusisë dhe Bjellorusisë ka rritur frikën se Moska mund të përdorë territorin e Bjellorusisë për të nisur sulme ndaj Ukrainës nga pjesa veriore.