Meta në selinë e PD/ Berisha mungon prej gripit, takohet me Nokën

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar sot në selinë e Partisë Demokratike.

Meta u prit në selinë blu nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, pasi kryedemokrati Sali Berisha nuk është i pranishëm.

Mungesa e Berishës në takim është për shkak të gjendjes shëndetësore të kryetarit, të shkaktuar nga gripi.

Kujtojmë se ky është takimi i parë për këtë vit mes aleatëve opozitarë.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka anuluar edhe konferencën e përjavshme me gazetarët që zhvillon çdo të premte.

Gjithashtu ai ka munguar dhe në festën e mbajtur mbrëmjen e të entes për 32-vjetorin e themilit të RD-së.