Ndërron jetë personi më i vjetër në SHBA, shpjegoi sekretin e jetëgjatësisë me 2 fjalë

SHBA - Bessie Hendricks, banore e Lake City, 115 vjeç e cila ishte amerikanja më e vjetër, vdiq të martën në Shady Oaks Care Centern.

Gjatë jetës së saj të gjatë, ajo i mbijetoi pandemisë së gripit të vitit 1918, pa dy luftëra botërore, pa amerikanët të zbarkonin në Hënë, zbulimit të radios, televizorit dhe internetit.

E pyetur shpesh për sekretin e jetëgjatësisë së saj, Hendricks kishte gjithmonë dy përgjigje të përmbledhura: "punoni shumë" dhe "qëndroni larg mjekëve".

Ajo lindi Bessie Laurena Sharkey më 7 nëntor 1907, në një fermë në juglindje të Auburn në Carroll County.

Familja u zhvendos në Kalhoun County në 1908, dhe ajo mbeti banore atje për pjesën tjetër të jetës së saj.

Hendricks u diplomua në shkollën e mesme Lake City në 1926.

Më pas ajo dha mësim në një shkollë fshati për katër vjet.

Ajo u martua me Paul Hendricks më 27 qershor 1930, në kishën e krishterë Woodlawn në Lake City.

 Çifti fillimisht jetoi në fshatin e vogël të Rands. 

Më pas, në mars 1933, familja në rritje u zhvendos në një fermë në lindje të Lake City. 

Hendricks dhe burri i saj do të jetonin në atë fermë deri në vitin 1980, kur u transferuan në Lake City.