Të burgosurve rusë që luftuan si mercenarë në Ukrainë u dhurohet liria

Ai i rekrutoi ata nga burgjet e Rusisë për të luftuar në Ukrainë dhe të enjten i falënderoi për shërbimin e tyre e i liroi nga detyra ushtarake si heronj.

Ish-shefi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, shtrëngoi duart me një grup ish- të burgosurish që kanë luftuar për Rusinë për gjashtë muajt e fundit në këmbim të lirisë së tyre.

Prigozhin u tha: "Keni punuar deri në fund të kontratës, keni punuar me nder, me dinjitet. Ndër të parët. Ndër të parët, po. E keni përmbushur si pak të tjerë".

Prigozhin kujtoi se shumë luftëtarë Ëagner kanë vdekur dhe i bëri thirrje shoqërisë ruse që t'i trajtojë ata me respekt. Dhe ai kishte disa këshilla për të liruarit.

"Mos pini shumë," u tha ai, "mos përdorni drogë, mos përdhunoni gratë, mos u futni në telashe, policia duhet t'ju trajtojë me respekt".

Të njohur për brutalitetin dhe efikasitetin e tyre në konflikte të tjera si Siria dhe Mali, mercenarët e Wagner po e shohin Ukrainën si një arrë të fortë që duhet thyer.

Këtë e ka pranuar edhe vetë Prigozhin. Në luftën për qytetin Bakhmut në rajonin lindor të Donbasit ai foli për çdo shtëpi si një "fortesë".