Harta e rasteve/ Nënvarianti Kraken u përhap brenda dy muajsh

Përhapja e shpejtë e nënvariantit shumë ngjitës të koronavirusit - të cilin disa e quajnë "Kraken" - kapet kryesisht nga një hartë e Daily Mail. 

Kjo për shkak të nënvariantit XBB.1.5, i cili është lloji më ngjitës i identifikuar që nga fillimi i pandemisë, sipas shefave të OBSH-së. 

Është parë në të paktën 29 vende që kur u shfaq për herë të parë në Nju Jork në tetor. 

Ai shkaktoi një valë rastesh dhe u përhap më shpejt se çdo variant që kur Omicron  përfshiu për herë të parë botën dimrin e kaluar.

Shihni sesi nënvarianti i koronavirusit u përhap gradualisht nga tetori në dhjetor:

Pavarësisht se është shumë ngjitës, ekspertët këmbëngulin se ky lloj është po aq i butë sa shtamet e mëparshme të virusit. 

Megjithatë, deri më tani, asnjë vend nuk duket se po merr masa shtesë për nënvariantin Kraken, por Daily Mail vëren se zyrtarët në Mbretërinë e Bashkuar thuhet se kanë udhëzime të gatshme për masat anti-covid.

Ministri gjerman i Shëndetësisë Karl Lauterbach tha:

“Le të shpresojmë që ta kalojmë dimrin përpara se një variant i tillë të përhapet mes nesh”. 

Të dhënat e mbikëqyrjes tregojnë se ky lloj i koronavirusit, i cili në thelb është një shkrirje e varianteve BA.2.10.1 dhe BA.2.75, përbën tashmë 75% të rasteve në zonat më të goditura në SHBA.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi dje se XBB.1.5 është lloji "më ngjitës" i parë ndonjëherë në pandemi.

Dr Maria Van Kerkove, epidemiologe dhe drejtuese teknike për përgjigjen e OBSH-së ndaj Covid, tha:

"Arsyeja për këtë janë mutacionet e pranishme në këtë nën-variant të Omicron, të cilat lejojnë që ky virus të ngjitet në qelizë dhe të shumëzohet lehtësisht".