FOTO/ I plasi goma e kamionit, ja kush është gomisti që ndërroi jetë

Një burrë në Lezhë ka ndërruar jetë, pasi teksa ka qenë duke fryrë gomën e një kamioni, ajo ka plasur.

Syri TV dhe Syri.net kanë siguruar foton e personit që humbi jeten në vendin e punës.

Ai është Spas Milloshi, 53-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot, ndërsa policia ka nisur hetimet në lidhje me rastin.

Njoftimi i policisë:

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në një servis automjetesh në afërsi të Kryqëzimit të Spitenit, shtetasit S. M. 53 vjeç, gomist pranë servisit, duke punuar, i ka shpërthyer një gomë automjeti, e për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.