VIDEO/ Pamje dramatike: I shpërthen goma e kamionit, vdes gomisti

Një incident i rëndë, me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur mëngjesin e kësaj te premteje në Lezhë.

Mësohet se një person i identifikuar si Spas Milloshi, teksa po e frynte në rrugë gomën e një kamioni, ajo ka plasur duke i marrë kështu jetën.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot, ndërsa Milloshi punonte pranë një gomisterie.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po nis hetimet në lidhje me rastin.

NJOFTIMI ZYRTAR

“Rreth orës 08:30, në një servis automjetesh në afërsi të Kryqëzimit të Spitenit, shtetasit S. M. 53 vjeç, gomist pranë servisit, duke punuar, i ka shpërthyer një gomë automjeti, e për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.