Man City mposht Chelsean dhe rikthehet në lojë për titullin kampion

Manchester City mundi 1-0 Chelsean në Stamford Bridge në ndeshjen  e 19-të të Premier League dhe kështu u rikthyen në garën për kampionatin pas pengesës së fundit të Arsenalit.

Kampionët aktualë nuk arritën të krijonin një numër të madh rastesh në pjesën e parë dhe i vetmi rast i krijuar për gol ishte shtatë minuta para përfundimit të pjesës së parë kur Haaland gjuajti keq nga një situatë e mirë.

Nga ana tjetër, Chelsea ishte më i rrezikshëm. Në minutën e 17-të Pulisic u bllokua në momentin e fundit, ndërsa Chukwuemeka goditi shtyllën një minutë para përfundimit të pjesës së parë.

Pjesa e dytë e ndeshjes nisi ashpër. Fillimisht Ake goditi shtyllën e portës së Chelseat dhe më pas Silva, i bllokuar, vrapoi drejt topit. Pesë minuta më vonë, Thiago Silva u kundërpërgjigj duke dërguar një top jashtë portës.

City kaloi në epërsi në minutën e 63-të. Ishte një sulm i bukur nga qytetarët. De Bruyne, në përparimin e tij karakteristik, përdori Grealish në anën e majtë dhe ai e futi menjëherë në zonë. Mbrojtja e Chelseat reagoi keq, kështu që Mahrez shënoi gol nga afërsia për 0-1. Interesant është fakti se si Grealish ashtu edhe Mahrez hynë në lojë vetëm tre minuta para se të krijonin rastin e golit.

Deri në fund të lojës, Chelsea nuk arriti të imponohej, ndërsa City ruajti me mjeshtëri avantazhin dhe fitoi tre pikë të rëndësishme në një ndeshje të vështirë.

City është në vendin e dytë në Premier League dhe tani ka reduktuar diferencën ndaj liderit Arsenal në pesë pikë. Chelsea është në vendin e 10-të. Në xhiron e radhës, City do të luajë derbin e madh të qytetit kundër United, ndërsa Chelsea do të vizitojë Fulhamin.