Këlliçi denoncon: Nis 'asfalti elektoral' në zonën e Freskut, punime pa tender
Deputeti i PD-së dhe njëherazi kandidati për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi, ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social 'Facebook' një video, krahas së cilës sqaron se në rrugën “Xhon Belushi” në Fresk ka nisur shtrimi i atij çfarë quhet ‘asfalti elektoral’.
Sipas tij bëhet fjalë për punime pa tender ku në zonë nuk ka asnjë tabelë që njofton afatet e punimeve.
Statusi i plotë i Belind Këlliçit:
Filloi asfalti babëzia elektorale.
Ndodhemi në Rr. "Xhon Belushi" në Fresk. Punimet kanë nisur ndërsa tenderi që shpall fituesin përfundon më ? ?????, ??? ??:??.
Para që hidhen rrugëve. Asnjë tabelë që njofton afatet e punimeve, kush paguan, sa kushton dhe cila firmë po ndërton rrugën. Një përdorim barbar i shtetit për zhurmë elektorale.
1 herë në 4 vjet punon bashkia, dhe atëherë për të na hedhur hi syve.
Do e kallëzoj në SPAK.
Mirëpres të gjitha denoncimet tuaja për asfaltin elektoral dhe vjedhjen e taksave tuaja. Këtë betejë për Tiranën e kemi bashkë.