Lela tregon bisedën me gazetarin Lukas: E vërteta e shprehjes së Berishës në 1996...

Mediat pranë Ramës sulmuan analistin Alfred Lela për shkak se ai udhëtoi drejt SHBA dhe takoi një gazetar të njohur, i cili sipas këtyre medieve është një armik i Sali Berishës.

Lela, i ftuar në “ÇIM Peka Live” mbrëmjen e sotme, tregoi arsyet e udhëtimit drejt Amerikës si dhe sqaroi njëhere e mirë të vërtetën mbi aludimet e ngritura.

Lela u shpreh se gazetari në fjalë, në vitin 1996 në një frazë të librit të tij i atribuoi Berishës shprehjen: ‘Pas meje kiameti’!

Ai tregoi se në këtë takim sqaroi njëherë e mirë kontekstin e kësaj fjalie, teksa u shpreh se autori Lukas i ka sqaruar me detaje se kjo fjali është keqpërdoruar duke sqaruar kuptimin e saj të vërtetë.

“Unë kam familjen në Amerikë dhe kam possaportë Amerikane. Unë i kam parë shkarazi sepse shkova në Amerikë për të qetësuar mendjen përveç se për të takuar të afërmit. Gazetarin që kam takuar, e kam mik të vjetër i kam përkthyer një libër, në të cilin kritikohet zoti Berisha, kritikë që duket edhe tek shkrimi që bëra unë, ndërtuar dhe me bisedën për Llukas që është gazetar veteran i shtypit të Boston. Ai tha një gjë që në fakt, unë si gazetar kam pasur dëshirën e madhe ta sqaroj. Ka një frazë teK libri i Lukasit që është ‘Rrumpalla’ që është edhe në Shqipëri i përkthyer prej kohësh, ku i atribuohet Berishës një shprehje në frëngjisht që ne shqip përkthehet: 'Pas meje, kiameti’,  dhe gazetat dhe portalet e kanë transmetuar këtë shprehje, si: 'Pas meje do bëhet kiameti në Shqipëri', pra nuk më bie mend është pushteti personal i pari dhe pastaj Shqipëria. Pra, ky ka qenë konteksti dhe nënteksti dhe e pyeta, i thashë: Ju mendoni se kështu është interpretuar? Dhe zoti Lukas tha që nuk është farE kjo, ai ka dashur të thotë që po të iki unë do ketë rrëmuja, do bëhet keq,  do të ketë shkatërrime dhe tha dhe atë tjetrën se “Në fakt ashtu ndodhi, pas ikjes së Berishës, kiameti u bë”.

Pra ai tha që Berisha ka pasur këtë kontekst, që po të iki unë, do të shkatërrohet,  do të ketë kiamet. Dhe jo që pas meje të ndodhë kiameti. Dhe kur e thotë autori, mendoj se duhet të heshtin gazetarët dhe gazetat si këtej dhe andej” u shpreh Lela.