VIDEO/ Haxhiu: Zgjedhjet lokale si garë e përgjithshme, këto janë 4 betejat kryesore
Si do të jetë viti 2023?
Debati për atë që do të ndodhë gjatë këtij viti që sapo ka nisur, është zhvilluar në studion e ‘Çim Peka LIVE’, në SYRI TV.
Duke folur përballë moderatorit Çim Peka, analisti dhe gazetari Baton Haxhiu ka renditur edhe 4 betejat kryesore që do të përcaktojnë garën e zgjedhjeve lokale.
Haxhiu theksoi në fjalën e tij, se kjo betejë për zgjedhjet lokale, do të kthehet në një garë për zgjedhje të përgjithshme.
‘Nga viti 2011 kjo është beteja e parë për Tiranën. Kjo është beteja për numrin dy të PS-së.
Dy synimet janë, për të fituar betejën të ngjashme me 2011 dhe Edi Rama do të angazhohet personalisht në këtë betejë se humbja e Tiranës është këputje e dy krahëve të tij.
Beteja të tjera janë, Shkodra, Durrësi dhe Elbasani. Këto janë beteja politike që do ta vendosin Shqipërinë në një garë si zgjedhje të përgjithshme.
Këto 4 gara do të vendosin lidershipin’, tha gjatë debatit në ‘Çim Peka LIVE’, Baton Haxhiu.