Zyrtare: CeRq largohet nga ekipi amerikan pas tri vitesh në kontratë
Tsvetelin “CeRq” Dimitrov është larguar nga ekipi amerikan Evil Geniuses pas tri vitesh në kontratë.
Evil Geniuses kanë njoftuar se Tsvetelin “CeRq” Dimitrov nuk është më pjesë e formacionit të tyre fillestar, duke konfirmuar raportet se snajperi bullgar është lënë jashtë listës së Evil Geniuses për BLAST Premier Spring Groups.
Dalja e 23-vjeçarit nga skuadra shënon fundin e pesë viteve në skuadrën e Amerikës së Veriut që fillimisht përfaqësoi NRG për dy vjet dhe më pas bëri transferimin te Evil Geniuses në shtator të 2019, ku kaloi tre vitet e ardhshme të karrierës së tij.
Ky ndryshim vjen pasi CeRq nuk kishte treguar paraqitje aq të mira kohëve të fundit.
Zëvendësimi i bullgarit në listën aktive është aktualisht i panjohur, me Evil Geniuses që thuhet se kanë regjistruar shtatë lojtarë për turneun e radhës BLAST Premier Spring Groups.
Ndërsa për fatin e CeRq nuk dihet ende nëse ka gjetur 'shtëpinë e tij të re'.
Ky është formacioni i Evil Geniuses që pritet të garojë në turneun e radhës:
Vincent “Brehze” Cayonte
Timothy “autimatic” Ta
Sanzhar “neaLaN” Iskhakov
Jadan “HexT” Postma
Jerric “wiz” Jiang
Wesley “viz” Harris
Jeorge “jeorgesnorts” Endicott