Papa Benedikti kërkoi që Biden të mos i vinte në funeral/ Presidenti amerikan tërbohet me gazetarët

Papa Benedikti XVI u përcoll për në banesën e fundit me një ceremoni solemne. Por i munguari i madh i kësaj ceremonie ishte presidenti amerikan, Joe Biden.

Prej ditësh, administrata e tij kishte pranuar faktin se presidenti nuk do shkonte në Vatikan, duke e justifikuar këtë me çështje logjistike. Megjithatë, lajmi që qarkullonte prej ditësh, se vetë Papa Benedikti XVI kishte kërkuar që Joe Biden të mos merrte pjesë në varrimin e tij, u konfirmua nga Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësja për mediat, Karine Jean-Pierre tha se sipas dëshirës së Papës së ndjerë, SHBA do të dërgojë në varrim ambasadorin e Selisë së Shenjtë, Joe Donnelly. “Këto ishin kërkesat e tyre, këto ishin dëshirat e tyre," tha ajo.

Për shkak se mediat e majta theksuan disa herë faktin se presidenti nuk do shkonte pasi ceremonia do ishte e thjeshtë, gazetarët vendosën ta pyesin vetë presidentin Joe Biden. Por ky i fundit reagoi me zemërim ndaj pyetjes së gazetarëve.

“Ju nuk do merrni pjesë në funeral. Pse?” e pyeti gazetari Owen Jensen.

“Epo, pse mendon se nuk do marr pjesë?” reagoi Biden.

“Nuk e di, ma thoni ju,” tha gazetari.

“Ti e di pse,” tha presidenti. Por pas insistimit të gazetarit, Biden tha se duhet të lëvizë një enturazh me 1 mijë persona, prandaj nuk po merr pjesë.

Ndërkohë mediat italiane thonë se kjo ishte një ‘shuplakë’ nga i ndjeri Benedikt ndaj presidentit amerikan.

‘Il Primato Nazionale’ shkruan se është e lehtë të kuptohen arsyet. Biden dhe Benedikti kanë pasur përplasje, pasi presidenti amerikan ishte hapur në favor të abortit, martesave gej, transgjinorëve, ndërrimit të gjinisë nga fëmijët dhe adoleshentët, etj.