SYRI TV/ Fshati Gjyshaj pa rrugë, banorët: Pushteti na ka lënë në harresë! Premtojnë boshe në fushatë

Banorët e fshatit Gjyshaj të Bashkisë Lushnje janë izoluar për shkak të amortizimit të rrugës që i lidh me njësinë administrative Ballgat dhe më tej edhe me qytetin.

Rruga prej 3 kilometrash, në lagjen ‘Dardhas’ penalizon lëvizjen e banorëve e përmbushjen e nevojave shëndetësore. Ditët e fundit të kthyer në Shqipëri, për të festuar më familjarët ndërrimin e viteve,  emigrantët kanë nisur rikonstruksionin e rrugës e përkatësisht zgjerimin e trasesë,hapjen e kanaleve kullues anës rrugës, di dhe mbushjen me inerte.

Sipas banorëve lëvizja me mjete transporti është shumë e vështirë, sidomos përgjatë ditëve me rreshje, ndërsa pushteti lokal e qëndror nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të ndërhyrë në rrugë.

Gjithashtu banorët theksojnë se pushteti vendor e qëndror ka mbërritur në fshat vetëm në kohë zgjedhjes, për të bërë premtime boshe.