VIDEO-SYRI TV/ Digjet fabrika e sfungjerit në Elbasan, zjarri dyshohet nga një shkëndijë elektrike
Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë në fshatin Katund i Ri në Elbasan.
Flakët janë përhapur rreth orën 10:20 të kësaj të enjte në fabrikën e prodhimit të sfungjerit e cila rezulton e regjistruar me administrator Lorenc Salibashi. Nga zjarri fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar përveç dëmeve të konsiderueshme material.
Drejtori I zjarrfikëses në elbasan Tajar Alla tha se shkak për zjarrin dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektroke, ndërsa 5 ekipe të shuarjes së zjarreve u angazhuan për neutralizimin e flakëve.
Për ngjarjen është ngritur një grup hetimor për të përcaktuarn shkaqet e tij nëse ka qenë aksidental apo i qëllimtë. Në afërsi të fabrikës ka biznese të tjera, por ato nuk rrezikuan pasi zjarrfikësit kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve.