SYRI TV/ Banorët e Mamurrasit në protestë për rrugën: Mjetet e rënda po shkatërrojnë lagjen
Dhjetra banorë në lagjen ‘Demokracia’ në Mamurras janë ngritur në protestë pasi makinerit e tonazheve të larta po u shkatërrojnë rrugët në lagje.
Përveç dëmtimit të rrugës, banorët thonë se po u rrezikohet jeta pasi kamionët ecin me shpejtësi të lartë.
Banorët e Lagjes Demokracia në Mamurras, dolen këtë të enjte në protestë kundër disa mjeteve të tonazheve të rënda që kalojnë përmes lagjes se tyre. Qytetarët thonë se këto mjete, të cilat kalojnë në orë të ndryshme, nuk janë vetëm shqetësim për banorët, por që po dëmtojnë edhe një pjesë të rrugës e cila është e shtruar me asfalt.
Banorët janë shprehur se nuk do të tërhiqen nga protesta derisa të marrë zgjidhje problemi, ndërsa kanë paralajmëruar përshkallzim të tyre.
Largimin e banorëve u bë me ndërhyrjen e policisë së rendit dhe asaj bashkiake, ku nuk munguan edhe konfrontimet mes tyre.