‘32 vite PD Kukës’/ Noka: Rama, kryeministër anti-shqiptar që po kërkon të asgjësojë popullin e tij

Partia Demokratike Kukës festoi këtë të enjten 32 Vjetorin e themelimit të saj.

15 nismëtarë në shtëpinë e Myftar Gjanës me 5 janar të vitit 1991 themeluan degën e PD Kukës.

I pranishëm ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka i cili akuzoi Ramën për shpopullimin e Kukësit ndërsa tha se në qëndër kemi një qeveri dhe kryeministër anti-shqiptar që po kërkon të asgjësojë popullin e tij me politikat që ai po aplikon.

Noka ndër të tjera tha se regjimi i sotëm nuk është aspak më i butë dhe më pak gjakatar se regjimi i diktatorit Hoxha.

“Ka vetëm një ndryshim se është më i sofistikuar dhe më i inkriminuar dhe më i korroptuar” tha Noka.