‘32 vite PD Elbasan’/ Boçi: Mirënjohje për sakrificat e demokratëve që e themeluan dhe i dhanë gjithçka
Nënkryetari i demokratëve dhe njëherazi kandidati për Bashkinë e Elbasanit në zgjedhjet e 14 majit, Luçiano Boçi ka kujtuar 32 vjetorin e themelimit të PD-së në Elbasan.
‘Mirënjohje për sakrificat e demokratëve që e themeluan dhe i dhanë gjithçka PD. Një nderim të veçantë për të gjithë drejtuesit ndër vite të Partisë Demokratike’, shkruan Boçi në Facebook.
Postimi i plotë:
Mirënjohje për sakrificat e demokratëve që e themeluan dhe i dhanë gjithçka PD ✌️??
32 vite më parë u themelua PD në Elbasan! Mori jetë një forcë e lirë! Nisi pluralizmi politik! Qytetarët besuan tek e vetmja dritë shprese që i tregoi perëndimin kur për 45 vjet me rradhë kishin qenë në izolim!
Dua të shpreh një mirënjohje të madhe për çdo demokrat që është pjesë e kësaj historie që na bën të gjithëve krenarë!
Një nderim të veçantë për të gjithë drejtuesit ndër vite të Partisë Demokratike✌️??