Klinika njofton gabimisht mijëra pacientë se ishin me kancer, para Krishtlindjes!

Imagjinoni të kontrolloni mesazhet disa ditë përpara Krishtlindjeve, duke lexuar rastësisht urimet e ngrohta për festa dhe më pas të shihni një mesazh nga klinika juaj mjekësore që ju njofton se keni “kancer agresiv".

Harroje se kjo thjesht mund të t'i prishë festat. Ky është lloji i mesazhit që mund t'i shkaktojë dikujt atak në zemër ose e pakta, atak paniku.

Dërgimi gabimisht vetëm një personi i një mesazhi të tillë do të konsiderohej një i rëndë, por dërgimi i atij mesazhi tek mijëra pacientë nuk është gjë tjetër përveçse katastrofë.

Klinika Mjekësore Askern në Doncaster, në Mbrertërinë e Bashkuar,  ka rreth 8,000 pacientë dhe besohet se më 23 dhjetor, gabimisht i dërgoi një njoftim për kancer, shumicës së tyre, nëse jo të gjithëve.

Mesazhi i informonte marrësit se kishin "kancer agresiv të mushkërive me metastaza" dhe i këshillonte ata të plotësonin një formular të veçantë për njerëzit me sëmundje terminale.

Siç mund ta imagjinoni, për shumë marrës, leximi i mesazhit  ishte një gjë e tmerrshme. Disa në fakt kishin bërë analiza të ndryshme kohët e fundit dhe prisnin rezultate, por që ta mësonin kushtu se kishin një “kancer agresiv”, ishte e tmerrshme.

“Sapo kisha hequr një nishan dhe po prisja një përgjigje nga biopsia. Kisha qenë në spital pasi testi im doli jonormal, kështu që vërtet isha shumë e shqetësuar”, tha një grua për BBC, duke shtuar se u ndje aq e sëmurë sa u shemb përtokë.

“Më befasoi plotësisht… Nuk ndodh shpesh të shkoj te mjekët e veç asaj,  kancer. Unë u ula duke mbajtur kokën e duke menduar: ‘Unë pi duhan dhe mos kushedi, ata dinë diçka që unë nuk di?’” u ankua një klient tjetër i Askern.

Pacientët në panik filluan të telefonojnë “Askern Medical Practice” menjëherë pasi morën mesazhin tronditës dhe duke pritur, gjë që vetëm sa e përkeqësoi ankthin e tyre.

Për fat të mirë, makthi ishte jetëshkurtër dhe vetëm rreth një orë pas mesazhit të parë, pacientët morën një mesazh të dytë që u thoshte se i pari kishte qenë një gabim.

Klinika “Askern Medical Practice” kishte synuar të dërgonte një mesazh të automatizuar "Gëzuar Krishtlindjet" për klientët e saj, por nuk dihet se si  përfundoi duke i njoftuar se kishin kancer agresiv të mushkërive. Dikush në zyrën e marrëdhënieve me klientët tani ka disa shpjegime për të bërë, kjo është e sigurt.