VIDEO/ Makina përplas burrin me biçikletë në Vlorë, dërgohet në spital
Një aksident ka ndodhur pak më parë në rrugën ‘Transballkanike’ në Vlorë ku si pasojë është plagosur një person.
Nga burimet e SYRI-t mësohet se një kalimtar është aksidentuar nga një automjet tip ‘Ford’ në momentin që po kalonte rrugën me biçikletë.
I plagosuri është rreth moshës 70 vjeç.
Vlorë/ Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, në vendin e quajtur “Ish-agjencia e vjetër”, shtetasi M. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasin K. V., rreth 70 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Për shkak të dëmtimeve të marra, 70-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu, drejtuesi i automjetit, shtetasi M. B. është shoqëruar në ambientet e Policisë së Vlorës, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.