Ronald Araujo, Ousmane Dembele dhe Raphinha shënuan për mysafirët, çka flet shumë se sa fort u fut Barça në duel mbrëmë. Ndeshja përfundoi me rezultat 3-3, kështu që kaloi në kohë shtesë.

Klubi katalanas ishte me shumë fat në kohën shtesë. Ansu Fati gjuajti në minutën e 103-të dhe pas rikosetit, topi fatmirësisht u hodh në rrjetën e vendasve, duke shmangur kështu sikletin më të madh të Barcelonës në vitet e fundit.

🎬 HIGHLIGHTS | A wild night in Alicante
Intercity 3–4 Barça
⚽️ Araujo
⚽️ Dembélé
⚽️ Raphinha
⚽️ Ansu Fati pic.twitter.com/ZP2nDumlCA

— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 5, 2023

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/05/auto_Screenshot_21672907184.png", "width": 900, "height": 600 } }

VIDEO/ Ish-sulmuesi i akademisë përpak sa nuk i bëri gjëmën, Fati shpëtoi Barcelonën nga turpi i madh

Barcelona kaloi një natë makthi në Kupën e Mbretit ku arritën të kalojnë me shumë vështirësi në fazën e 1/8-ve me rezultatin 4-3 ndaj Intercity.

Intercity, për shumë njerëz që nuk kanë dëgjuar për këtë klub deri më tani, është një skuadër e kategorisë së katërt spanjolle që ishte pranë suksesit më të madh në historinë e klubit dhe eliminimit të Barcelonës nga Kupa.

Ky klub, i cili ka një stadium prej 2500 spektatorësh, arriti t’i mbyllte 90 minutat e rregullta me rezultat 3-3 ndaj Barcelonës së famshme, për të cilën luajnë shumë yje.

Të tre golat për ekipin vendas u shënuan nga Oriol Soldevila, një mesfushor i ri i cili kaloi nëpër akademinë e të rinjve të Barcelonës dhe gati sa nuk e përjashtoi ish-klubin e tij.