Mbarojnë shtretërit në spitalin e Pekinit, COVID-19 sjell pambarim të sëmurë
Pekin - Pacientët, shumica e të cilëve të moshuar, janë të shtrirë në barela në korridore dhe marrin oksigjen, të tjerë janë në karrige me rrota, ndërkohë që COVID-19 po rritet në kryeqytetin e Kinës, Pekin.
Spitali Chuiyangliu në lindje të qytetit ishte i mbushur me pacientë të sapoardhur të enjten. Në mesditë, shtretërit kishin mbaruar, edhe pse ambulancat vazhdonin të sillnin ata në nevojë.
Infermierët dhe mjekët duke u sforcuar nxitonintë merrnin informacione dhe të analizonin rastet më urgjente.
Rritja e njerëzve të sëmurë rëndë që kanë nevojë për kujdes spitalor vjen pasi Kina braktisi kufizimet e saj më të rënda pandemike muajin e kaluar pas gati tre vitesh bllokime, ndalime udhëtimesh dhe mbyllje shkollash që rënduan rëndë ekonominë dhe nxitën protesta të papara në rrugë që nga fundi i viteve 1980.
Bashkimi Evropian të mërkurën "inkurajoi fuqimisht" shtetet e tij anëtare që të imponojnë bërjen e testimitpër Covid-19 para nisjes së pasagjerëve nga Kina.
Kina ka paralajmëruar për "kundërmasa" nëse politika të tilla do të imponoheshin në të gjithë bllokun.
Megjithatë, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus tha të mërkurën se ishte i shqetësuar për mungesën e të dhënave të shpërthimit të sëmundjes nga qeveria kineze.
Kina ka kërkuar të vaksinojë më shumë nga popullata e saj e moshuar, por këto përpjekje janë penguar nga skandalet e kaluara si medikamentet false dhe paralajmërimet e mëparshme rreth reagimeve negative ndaj vaksinave tek të moshuarit.
Vaksinat e zhvilluara në vend të Kinës konsiderohen gjithashtu më pak efektive se vaksinat e mRNA të përdorura diku tjetër.