Interi i shkakton humbjen e parë Napolit dhe rihap garën për titull në Serie A

Interi ka arritur të mposhtë në shtëpi Napolin në supersfidën e javës së 16-të të Serisë A me rezultatin 1-0.

Ishte Edin Dzeko ai që vendosi fatet e këtij takimi me një gol të shënuar në minutën e 56-të me kokë.

Kështu rihapet dhe njëherë gara për titull, me Napolin që mori humbjen e parë në kampionat për këtë sezon, por që vazhdon të qëndrojë në vendin e parë me 41 pikë, ndërsa Interi në vendin e katërt me 33 pikë.