Dëmtimi i Van Dijk detyron Liverpool të rikthejë mbrojtësin nga huazimi
Virgil Van Dijk pësoi një dëmtim në ndeshjen e kaluar kundër Brentford, aty ku Liverpool pësoi një disfatë me shifrat 3-1. Pas ndeshjes u tha se mbrojtësi holandez do të qëndronte jashtë fushave të lojës për të paktën 3 javë.
Siç raporton “Marca”, dëmtimi që Van Dijk pësoi në pjesën e parë është më i keq se sa pritej. Liverpool pritet të përcaktojë shkallën e dëmtimit të holandezit dhe periudhën kohore që ai do të jetë jashtë.
Duke mos e ditur akoma se për sa kohë do të jetë jashtë Van Dijk, thuhet se “The Reds” do të tërheqin nga huazimi mbrojtësin e Rapid Vienna, Billy Koumetio.
Megjithatë të disponueshëm për Jurgen Klopp janë dhe disa mbrojtës të tjerë. Alternativat për teknikun gjerman janë Matip, Konate, Joe Gomez, dhe Nathan Phillips.