Al Nassr shet të gjitha biletat për ndeshjen e radhës, por debutimi i Ronaldos...

Cristiano Ronaldo është ndaluar të bëjë debutimin e tij shumë të pritur për skuadrën e tij nga Arabia Saudite nesër mbrëma, zbulon “Daily Mail”.

Klubi i tij i ri, Al Nassr, i cili thuhet se po e paguan atë 200 milionë euro në vit, i ka shitur të gjitha 28000 biletat për ndeshjen kundër Al Ta’ee, por debutimi i Ronaldos nuk do të ndodhë.

Kjo pasi portugezi ka një dënim për dy ndeshje në kohën kur ishte te Manchester United.

Ronaldo u gjobit me 50 mijë paundë dhe u pezullua për dy ndeshje nga Federata e Futbollit të Anglisë më 17 nëntor.

Ai goditi dorën e Jacob Harding-ut teksa ai hyri në tunel, duke dëmtuar telefonin e djalit.

Nëna e tij Sarah Kelly tha se dora e djalit të saj ishte gjithashtu e mavijosur nga Ronaldo.