“O Ney”, i cili shpërtheu pikërisht në klubin Paulista, duke mbajtur “10”, që qëndroi gjithashtu mbi supet e “Perlës së Zezë”, ishte një nga të parët që shkroi një mesazh kushtuar Peles: “Para teje, 10 ishte vetëm një numër dhe futbolli ishte thjesht një sport”.

Pikërisht në ato orë kur në Santos po binte velloja e lotëve dhe trishtimit, Neymar performoi në një klub gjatë një feste së bashku me këngëtaren Ana Aoas (e cila ka publikuar videon në rrjetet sociale) dhe Carol Cabrino, gruaja e Marquinhos.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/04/auto_Screenshot_71672833432.png", "width": 900, "height": 541 } }

VIDEO/ Po këndonte në një lokal ndërsa zhvillohej ceremonia e varrimit të Pele, 'kryqëzohet' Neymar

Në ditën e zisë dhe funeralit të Peles, Neymar këndoi në një festë në një klub nate. Mungesa e futbollistit brazilian në ceremoninë e nderimeve të fundit për “O Rey”, ikonës së futbollit botëror dhe atij brazilian, bëri shumë bujë.

Zhurma e kritikave shoqëroi zgjedhjen për të mos qenë fizikisht i pranishëm në Santos, duke lënë të atin të shkonte atje në emër të tij. “Ai është shumë i pikëlluar, – pranoi babai. – Djali im më kërkoi të isha këtu në vendin e tij për t’i dhënë mbështetje familjes së Peles.

Nuk kishte “veto” nga Paris Saint-Germain. Po të kishte dashur, askush nuk do ta pengonte të hipte në fluturim dhe të mbërrinte atje për të bërë homazhe ndaj kampionit që vdiq në moshën 82-vjeçare nga komplikimet e shkaktuara nga një tumor.

“Për karnavalet ia doli të çlirohej…”, – është kuptimi i komenteve më të ashpra ndaj tij. Por ai ka shokë me vete, sepse opinioni publik nuk ka kursyer edhe Kakà apo fenomenin Ronaldo, mungesa e të cilëve në funeral është pjesë e polemikave. Gjithçka ka për bazë mungesën e respektit për një legjendë të futbollit brazilian.

A post shared by Ana Aoas (@ana.aoas)