Rifillon Seria-A/ Salernitana-Milan, Ocha debuton ndaj Leao-s dhe Giroud
Rifillon Seria A dhe do të jetë me një sfidë shumë interesante ku Milani kampion në fuqi, do të luajë në transfertë ndaj Salernitanës.
Kjo e fundit tenton që të qëndrojë sa më larg zonës së ftohtë të klasifikimit dhe për të bërë këtë i duhet të ndërpresë serinë prej dy humbjesh radhazi që ka regjistruar në kampionat në ndeshjet e fundit. Për të përforcuar prapavijën që ka lënë për të dëshiruar me mbrojtjen e 6 më të keqe, Salernitana ka afruar gjatë janarit portierin e Meksikës, Ochoa, i cili debuton sot përballë kuqezinjve.
Ndërkohë, Milani vjen me ide të qarta se çdo hap i gabuar do të jetë një mundësi më pak për t’u kthyer protagonist në garën për titullin kampion ku ka 8 pikë diferencë nga Napoli kryesues. Pioli ka hedhur në fushë peshat e rënda nga minuta e parë me Salemakers, Brahim Diaz e Rafael Leao në mbështetje të Giroud.