", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/03/auto_prezntimi1672769838.jpg", "width": 900, "height": 567 } }

VIDEO/ I veshur me fanellën e Al Nassr, Ronaldo zbret në fushë dhe prezantohet para mijëra tifozëve

Cristiano Ronaldo është prezantuar te klubi i ri në Arabinë Saudite, Al Nassr.

Pesë herë fituesi i "Topit të Artë" u zyrtarizua pak ditë më parë te klubi arab, ndërsa tek sot është prezantuar zyrtarisht.

Pak pas konferencës për media të mbajtur, Cristiano Ronaldo i veshur me fanellën e skuadrës së re ka zbritur në fushën e blertë para mijëra tifozëve në shkallët e stadiumit.

Ylli portugez i futbollit do të nënshkruajë kontratën me klubin arab deri në vitin 2025.

Sulmuesi 36-vjeçar pritet të paguhet deri në 200 milionë euro në vit.

Ronaldo u largua para Botërorit nga Manchester United pas deklaratave të tij shokuese duke akuzuar klubin anglez për “tradhti”.