“Mbreti Claudio u kthye”, shkruante klubi në postimin në rrjetet sociale, teksa shfaqte momentet e mbërritjes së Ranierit, të pritur si hero nga tifozët e këtij ekipi. Ranieri kishte drejtuar Caglari-n nga viti 1988 më 1991, duke i ngjitur atëherë nga Seria C në Serinë A, e duke marrë famë në një karrierë që më pas e çoi në majat e futbollit evropian.

“Ky është vendi ku kuptova që mund të bëja trajnerin dhe këtë eksperiencë këtu e kam marrë me vete kudo që kam qenë”, tha Ranieri para gazetarëve pas zyrtarizimit të firmës së tij si trajneri i ri i Caglari.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/January/03/auto_931EC465-83A8-4141-9F41-127EFF4003701672747853.jpeg", "width": 900, "height": 900 } }

Zyrtare/ “Mbreti Claudio u kthye”, Ranieri prezantohet në klubin ku u bë i famshëm

Claudio Ranieri kthehet përsëri në pankinë. Trajneri i njohur italian ka pranuar të ndërmarrë një sfidë të vështirë, për të bërë përsëri të madh një klub ku ai mori fame në fillimet e karrierës së tij.

Ranieri është zyrtarizuar sot si trajneri i ri i skuadrës së Caglari, teksa ka vendosur që të drejtojë ishullorët në një sfidë ku si objektiv do të jetë ngjitja në Serinë A, edhe pse fillimi i kampionatit nuk ka qenë ai i shpresuari dhe skuadra gjendet larg këtij objektivi.