COVID-19/ Kina i quan masat kufizuese të vendosura nga vendet europiane absurde
Kufizimet që disa vende kanë vendosur për udhëtarët që vijnë nga Kina për shkak të Covid - it janë irracionale dhe nuk kanë bazë shkencore , tha sot një përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës gjatë konferencës së rregullt për shtyp.
Siç tha Mao Ning , "ne jemi fuqishëm kundër praktikave të tilla" dhe do të vazhdojmë me kundërmasa bazuar në parimin e reciprocitetit.
Shumë vende tashmë kanë vendosur ose janë gati të vendosin një lloj kufizimi për udhëtarët nga Kina - SHBA , Franca , Italia , Spanja , Australia , Kanadaja , Britania e Madhe , Izraeli , Japonia , Koreja e Jugut , India dhe Maroku .
Katari do të kërkojë që nga sot që udhëtarët që mbërrijnë në tokën e tij nga Kina të paraqesin një test negativ për COVID-19, i cili duhet të jetë kryer brenda 48 orëve nga nisja e tyre.
Testi do të jetë i detyrueshëm për të gjithë udhëtarët pavarësisht nga statusi i tyre i vaksinimit.