Ukraina, kreu i grupit Wagner: Përparimi rus në Bakhmut është i vështirë

''Përparimi i trupave ruse në Bakhmut në rajonin Donetsk të Ukrainës po vazhdon me shumë vështirësi".

Kështu deklaroi Yevgeny Prigozhin, themeluesi i grupit mercenar Wagner, i mbiquajtur "kuzhinieri i Putinit" për lidhjet me presidentin rus. 

"Bakhmut është një kështjellë - vazhdoi ai -. Aty ushtria e Kievit ka krijuar pesëqind linja mbrojtjeje".

Pjesa më e madhe e luftimeve po zhvillohen në lagje relativisht të afërta dhe Bakhmut dhe është bërë epiqendra e sulmeve nga kompania famëkeqe ushtarake private Wagner.

Prej muajsh, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky , këshilltarët dhe gjeneralët e tij i kanë quajtur betejat për Bakhmutin "të ashpra", "të nxehta" dhe "të vështira".