Bayerni sytë nga Premier Liga, kërkon gjigandin e Evertonit

Bayerni po përgatitet për tërealizuar blerjen më të madhe dhe më të shtrenjtë në historinë e Bundesligës. Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë kanë gati 75 milionë euro për të blerë sulmuesin e Everton, Romelu Lukaku.

Bavarezët mesa duket kanë vendosur për të hapur “thesin” dhe për të realizuar një blerje që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Ancelotti e vlerëson shumë sulmuesin belg, dhe do të jetë pikërisht ai do që të merret personalisht me këtë transferim të bujshëm.