Fjalimi i parë i Zelenskit për vitin 2023

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përdori fjalimin e tij të parë të vitit për të nënvizuar "ndjenjën e unitetit" në vend duke e krahasuar atë me "frikën" që ai tha se ndjehet në Rusi.

“Ndjenja jonë e unitetit, autenticitetit, vetë jetës e gjithë kjo është në kontrast dramatik me frikën që mbizotëron në Rusi”, tha Zelensky në një fjalim të botuar të dielën në mbrëmje sipas orës lokale.

"Ata kanë frikë. Mund ta ndjeni. Dhe kanë të drejtë të kenë frikë. Sepse po humbasin. Dronët, raketat, asgjë tjetër nuk do t'i ndihmojnë. Sepse ne jemi bashkë. Dhe ata janë bashkë vetëm me frikë."

Zelensky përgëzoi forcat ukrainase për rrëzimin e 45 dronëve Shahed të prodhuar nga Irani të lëshuar nga Rusia në natën e parë të vitit.

"Terroristët rusë ishin patetikë dhe ata hynë këtë vit duke qëndruar të njëjtë. Mbrojtësit tanë ishin të mrekullueshëm dhe më 1 janar u treguan shumë mirë," tha ai.

Zelensky vazhdoi të falënderojë "të gjithë ata që luftojnë armikun në vijën e parë të frontit çdo ditë dhe çdo natë", si dhe punonjësit e energjisë dhe shërbimeve komunale që rivendosin infrastrukturën e dëmtuar nga sulmet ruse.

“Dhe është shumë e rëndësishme se si të gjithë ukrainasit morën energji këtë natë të Vitit të Ri”, tha Zelensky.

"Falenderojmë luftëtarët tanë. Falenderojmë të dashurit tanë. Sa miliona herë në të gjithë Ukrainën, në mbarë botën e lirë, dëshira jonë - dëshira e fitores - ka tingëlluar dhe ende tingëllon."