VIDEO/ Trupi i Pele zhvendoset në stadiumin e Santos për homazhet ndaj legjendës
Homazhet për ndarjen nga jeta të Edson Arantes Do Nashimento “Pele” kanë filluar sot në klubin e Santos, ku është zhvendosur trupi i pajetë i legjendës së futbollit botëror. Që në orët e para të mëngjesit të datës 2 janar, trupi është zhvendosur nga spitali “Albert Einstein” në Sao Paulo ku ai ndërroi jetë, në stadiumin e Vila Belmiro, që i përket klubit të zemrës për të cilin luajti për shumë vite e ku mori famë botërore.
Një karvan me makina të familjarëve shoqëronte Pele në këtë udhëtim të fundit, teksa policia kishte rrethuar plotësisht stadiumin ku që pas mesnatës ishin mbledhur me dhjetëra tifozë të cilët kërkonin që të nderonin praninë e Pele duke shpalosur flamuj gjigant të Santos dhe legjendës.
Carro funerário com o corpo do Rei Pelé chega à Vila Belmiro sob queima de fogos na entrada da Rua Princesa Isabel. #lancePELE pic.twitter.com/C1EGTz6FcO
— Fábio Lázaro (@FabioLazaro_) January 2, 2023
The hearse carrying the body of the late Brazilian football legend #Pele arrived at the Urbano Caldeira Stadium (Vila Belmiro) in #Santos, Brazil.#PeleEterno #SantosFC @BrasilEdition @BrazilSoccerEN @XtraBrasil @SantosFC_News @sfc_peixee @SantosFC_Ingles @santos_scouts pic.twitter.com/Pcg0kiME03
— CGTN Sports Scene (@CGTNSportsScene) January 2, 2023
6h33: 87 pessoas na fila. Velório de Pelé será aberto ao público às 10h. pic.twitter.com/kSYObbHHVV
— Lucas Musetti Perazolli (@lucas_musetti) January 2, 2023