Kërkohej prej 3 ditësh, gjendet e mbytur në liqen e moshuara në Pustec

Një shtetase rreth 75 vjeçare, e cila jetonte e vetme në banesë, prej 3 ditësh nuk gjendej.

Mëngjesin e sotëm, pas kërkimeve të emergjencave të bashkisë, zjarrfikëses dhe policisë, u gjet një trup i pajetë në liqenin e Prespës dhe që dyshohet se është i të moshuarës.

Në vendin e ngjarjes po shkojnë ekspertët, të cilët do të zbardhin rrethanat, ndërsa pas nxjerrjes së trupit do ti nënshtrohet autopsisë.