Ronaldo dhe Messi, për të cilët thuhet se nuk do të takohen më kurrë mund të bëhen sërish rivalë

Cristiano Ronaldo kundër Messit.

Sfida e përjetshme u duk se kishte regjistruar përballjen e fundit direkte në fushë më 8 dhjetor 2020.

Në atë kohë u luajt Barcelona-Juventus në Champions League, me bardhezinjtë fitues 3-0 dhe dygolëshin e portugezit.

Me CR7 të kthyer te Manchester United, jashtë Champions, nuk kishte mundësi të tjera për të parë përplasjen direkt të dy kampionëve.

Sikur të mos mjaftonte tranferimi i Ronaldo te Al-Nassr pothuaj e mbylli përfundimisht kapitullin.

E pikërisht, Arabia Saudite mund të jetë ndërmjetësi për të propozuar një episod të ri të “Classicissima” të futbollit modern.

Më 19 janar, PSG do të sfidojë Al-Nassr në një triangolare ku bën pjesë edhe Al-Hilal.

Megjithatë gazetari Ashraf bin Ayad flet se do të jetë një kundërshtar i vetëm i përbërë nga yjet e dy skuadrave arabe.

Sidoqoftë, do të jetë rasti i favorshëm, shpjegon Record, për një duel të ri në fushë mes Cristiano Ronaldo dhe Messi.

Është evidente se një rastësi kaq e madhe kërkon të shfrytëzohet në maksimum nga organizatorët e miqësores. Prandaj hipoteza e një sfide të re mes CR7 dhe Messi bëhet orë pas ore edhe më konkrete