Vret veten me armë zjarri 42-vjeçari në Dibër

Një 42-vjeçar ka vrarë veten me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tomin, Dibër.

Pistoleta është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë 

Dibër/informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të datës 01.01.2023, Salla Operative ka marrë njoftim se shtetasi M.Gj., në fshatin Tomin, Bashkia Dibër, ka vrarë veten me armë zjarri.