Promisa dhe Orjoli dy fëmijët e parë të 2023

Fëmija i parë i Vitit të Ri është vajzë.

Promisa ka ardhur në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, pak sekonda pasi 2023 kishte mbërritur.

Ndërkohë në maternitetin “Koço Glozheni” ka ardhur në jetë një djalë i shëndetshëm, Orjoli, një minutë pasi akrepat e orës kishin kaluar natën e ndërrimit të viteve.