Vasili ironizon Ramën: Kishe të drejtë që anullove konferencën, s’u thoshe dot qytetarëve që i grabite pa ndalim
Nënkryetari i Partisë së Lirisë ka ironizuar anulimin e konferencën për shtyp ditën e sontme nga kryeministri Rama.
Në një status në facebook Vasili, nën përdorimin e ironisë, shkruan se Rama kishte të drejtë që e anuloi këtë konferenvë pasi nuk mund të shprehej përpara gazetarëve sesi e ka vjedhur këtë vend dhe e ka lënë në mjerim
Postimi i Vasili:
Rama dhe bilanci i tij si "50 hijet e te zezes"!
Kishte shume te "drejte" Edi Rama qe anulloi konferencen e shtypit sot.
"Sukseset" e vetme ishin grabitjet pa ndalim.
Çdo thoshte dereziu Rama:
Qe " ju vodhem ju grimë ne 2022 dhe s'lame gje pa marë".
Që grabitjen e rritem nga qindra milionat e inceneratoreve tek miliarda euro e Portit te Durresit.
Që Lavatricja e pastrimit te parave e beme sa mali i Dajtit.
Që borxhin publik e rritem me miliarda euro.
Që sa here ka rritje çmimesh, permbytje, flake, shembje i leme shqiptaret vetem fare ne mes te fatkeqesise.
Qe i beme shqiptaret te ikin me qindra mijra dhe te kalojne detin me gomone.
Qe gazetaret i poshteruam, i riedukuam.
Ndaj ja qe rashe dakord per here te pare me Ramen dhe i dhashe te drejte, qe s'doli para gazetareve dhe shqiptareve
Dhe s'kishte asnje faj Ramua sepse bilanci i tij eshte 50 hijet e te zezes.
Mbyllet pra nje vit plaçkitjeje te padegjuar rilindase, nje vit kaq i erret, kaq i trishte sepse grabitqaret dhe kusaret e Rames jane leshuar rrugeve.
Ne 2023 kusaret meritojne ndeshkimin ashtu te forte, te rrepte te hidhur tamam ashtu sic po jua bejne shqiptareve.
Ne 2023 50 hijet e te zezes ti kthejme ne 50 hijet e te bardhes, qe meritojne shqiptaret e mire, te ndershem dhe punetore.