Grabisnin banesat/ Kapet grupi i ‘skifterëve’ me kosovarë dhe shqiptarë

Gjashtë persona u arrestuan në zonën e Haut-Rhin në Francë, pasi dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal për vjedhjen e banesave.

Mes të arrestuarve janë edhe dy adoleshentë. Gjashtë të arrestuarit kishin vepruar që nga fundi i nëntorit, kryesisht në Haut-Rhin, midis Colmar dhe Mulhouse.

Ata hynin në shtëpi nga dritaret apo dyert të cilat i thyenin ose i hapnin dhe vendoseshin në kërkim të parave, bizhuterive, orëve dhe pajisjeve elektronike.

Pesë prej tyre duke qenë me vendbanim në Mulhouse sollën rikuperimin e sendeve të vjedhura.

Personat e arrestuar janë nga mosha 17 deri në 34 vjeç me kombësi franceze, kosovare dhe shqiptare.