Koalicioni pro familjes urim për festat: Më shumë vemendje për të moshuarit! Te punojmë për kthimin e të rinjve

Koalicioni shqiptar pro familjes dhe Jetës ju uron gëzuar festat e fundvitit. Themeluesi i koalicionit Pastor Akil Pano në mesazhin e urimit kërkon më shumë vëmendje për moshën e tretë dhe të familjes.

Pastor Pano ka rreshtuar edhe të gjitha plagët që e shqetësojnë vendin tonë duke kërkuar që të punohet shumë që ky viti i ri ti mbyllë problemet.

Urimi!

Të dashur miq! Ndërsa lemë pas vitin 2022 le të marrim një moment për të vlerësuar jetën, njeriun, familjen, shoqërinë tonë!

Ndërsa kujtoj që jeta mund të mos këtë qenë e drejtë me disa prej nesh; ju inkurajoj të mos hiqni dorë nga Shpresa.

Dikush këtë vit mund të këtë perjetuar ndarjen , vetminë dhe dhimbjen. 

Lutem për ngushëllim dhe forcë, rimëkëmbje dhe motivim për t’u ngritur dhe vijuar udhëtimin e jetës me besim dhe shpresë se e nesërmja me ndihmën e Zotit do të jetë një kapitull I ri, më i mirë dhe me i begatë qe hapet për ju.

Ky vit për Shqipërinë ka qenë një vit në të  cilin te rinjtë kane vijuar te largohen. Kemi pasur me pak te rinj në shkolla, me pak studentë në fakultete, me pak mjek në spitale; më shumë të moshuar kanë mbetur vetëm.

Këtë mbremje lutja ime shkon për të gjithë ato nëna dhe baballarë që janë vetëm, pasi fëmijët e tyre janë larguar nga Shqipëria!

Lutem për rikthimin e shpresës dhe të rinjve ne vendin e tyre.  Lutem për  kurimin e plagëve sociale në Shqiperi , më shumë shërim dhe dhembshuri mes nesh.

2023 është një vit elektoral. Lutem të ketë  më shumë integritet në premtimet e platformave politike.

Në vitin 2022 bota është tronditur nga lufta. Lutem që në 2023shin te këtë më pak luftë dhe konflikte në familjen njerëzore; më shumë mirëkuptim dhe solidaritet.

Përtej ndasive etnike, politike, sociale, të dallojmë që të gjithë jemi shtegtarë.

Udhëtojmë sëbashku për të mbërritur diku dhe në këtë udhëtim jo rastësisht Zoti na ka vendosur pranë njëri-tjetrit. 

Kështu, sëbashku le të zbulojmë dimensionet që thelbësisht na bëjnë  njerëz.  Le të jemi më njerëzor, të ruajmë jetën, të duam familjen, të kultivojmë vlerat e dashurisë, besimit dhe shpresës.

Paçi besimin që ngadhënjen mbi sfidat; dhembshurinë që sjell sherimin dhe shpresën për të vazhduar rrugëtimin drejt oazit që Zoti ka përgatitur për ju!

Zoti  sjelltë jetë, bekime e të mira në çdo dimension të jetës tuaj! Qoftë një udhëtim i bekuar për ne dhe gjithë Shqiptarët!

Zoti e bekoftë familjen tuaj dhe Shqipërinë tonë!

Ju bekoj nga zemra!