Ironia e Strazimirit/ ‘Përshëndete bamirësin’ për tollonin 2022!

Nga Gent Strazimiri

Po ju jep pak më shumë se 1/6 e asaj që ju ka marrë gjatë vitit, duke ju grabitur përmes çmimeve të çmendura që i kontrollon ky vetë përmes "bordit"...

Nuk po ua kthen, siç e ka bërë çdo qeveri evropiane, por po ju jep një pjesëz në formë "pakoje" mëshire për nevojtarë...

Deri para pak kohësh kishim diku mbi 100 mijë nevojtarë, ndërsa sot jemi 1 milionë... praktikisht të gjithë...

E vetmja gjë transparente në këtë histori, është se edhe ky e pranon vetë që sundon një popull nevojtarësh...

Gëzuar 2023! Qoftë ky viti kur "do zbarkojnë aleatët"...