Putini nisi luftën i nxitur nga ‘megalomania’ prej ilaçeve të kancerit

Vladimir Putin e nisi luftën në Ukrainë i nxitur nga ‘megalomania’ e provokuar nga ilaçet kundër kancerit.

Kështu thuhet në një analizë të fundit nga inteligjenca perëndimore.

Sipas gazetës Daily Mail, analiza është publikuar nga një zyrtar i lartë i inteligjencës daneze.

Kjo analizë vjen vetëm një ditë pasi Kremlini e pranoi se shqetësimet për shëndetin e Putinit janë një çështje e sigurisë shtetërore.

Ekspertët kanë paralajmëruar se kjo do të thotë se Putini do të tërhiqet akoma më shumë larg syve të publikut në vitin 2023.

Ndërkohë në raportin e inteligjencës daneze thuhet se: “Iluzioni i madhështisë është një nga efektet anësore të trajtimit hormonal kundër kancerit”.

“Nuk mund të thuhet me siguri, por diçka e tillë mund të ketë ndikuar në vendimin për të nisur luftën në Ukrainë”.

Në analizë thuhet se Putini vuan nga kanceri dhe po i nënshtrohet trajtimit hormonal. Megjithatë analiza thotë se sëmundja nuk është vdekjeprurëse.

Që kur nisi lufta, në media ka pasur spekulime në lidhje me shëndetin e Putinit. Por këto spekulime nuk kanë arritur asnjëherë të provohen.