Po tentonte të hynte nga Turqia drejt Greqisë, arrestohet shqiptari i shpallur në kërkim për drogë

Një shqiptar i kërkuar në kufirin turko-grek ka rënë në prangat e policisë greke.

Shqiptari është ndaluar nga pala greke në piken kufitare të Kipos, nga sektori i verifikimit të pasaportave Kipo të Aleksandroupolit. Shqiptari është shpallur në kërkim nga Interpol Tirana për trafik droge.

Shqiptari po tentonte të hynte nga Turqia për në Greqi.