Kush ishte Papa Benedikti XVI? Dorëheqja që i befasoi të gjithë

Vatikani konfirmoi lajmin se Papa Benedikti XVI ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare. Kardinali gjerman, Jozef Ratzinger u zgjodh Papë në vitin 2005, pas vdekjes së Papa Gjon Palit II

BBC

Në moshën 78-vjeçare, kardinali Jozef Ratzinger ishte një nga papët më të vjetër të zgjedhur.

Ai u bë Papa Benedikti XVI në vitin 2005 dhe mbeti udhëheqës i Kishës Kastolike për më pak se tetë vjet. Në vitin 2013, ai u largua duke thënë se ishte shumë i vjetër për të vazhduar dhe shkoi të jetonte në manastirin ‘Mater Ecclesiae’.

Kjo ishte dorëheqja e parë papale në gati 600 vjet.

Dorëheqja habiti qeveritë, vëzhguesit e Vatikanit madje edhe ndihmësit më të afërt të ish-Papës. Ndihmësit e tij nuk ishin në dijeni të asaj që ai po planifikonte dhe mbetën të befasuar.

Papa i fundit që dha dorëheqjen ishte Papa Gregori XII, që u largua në vitin 1415.

Para papatit të tij, kardinali Ratzinger kaloi 24 vjet si një figurë e lartë në Vatikan dhe më pas mori drejtimin kur Kisha Katolike u përball me skandalin e abuzimit seksual të fëmijëve nga priftërinjtë.