Policia e Vlorës heton mbi djegien e makinës në lagjen Pavarësia

Policia e Vlorës njoftoi se zjarri që ka rënë në një makinë Saab në lagjen "Pavarësia" gjatë natës ka ndodhur si pasojë e një aksidenti. Por, grupi hetimor megjithatë po mbledh provat për zbardhjen e plotë të shkakut.

Policia e Vlorës njoftoi se "Më datë 31.12.2022, gjatë natës, në lagjen “Pavarsia 2”, ka rënë zjarr në një automjet të parkuar, tip “Saab” në pronësi të shtetasit A. H, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një difekti teknik, ku ka vetëm deme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes."