Tiranë, merr zjarr paneli elektrik, një grua dhe një fëmijë me probleme në frymëmarrje

Paneli elektrik i një pallati në Tiranë, në Rrugën e Elbasanit, ka marrë flakë mëngjesin e sotëm duke i shkaktuar probleme në frymëmarrje një gruaje dhe një fëmije, që janë dërguar në spital.

Policia njoftoi se "më datë 31.12.2022, rreth orën 07:50, në Rrugën e Elbasanit, në një pallat ka marrë flakë paneli elektrik i pallatit. Si pasojë kanë pasur probleme me frymëmarrjen një shtetase dhe një i mitur, të cilët kanë marrë ndihmën njekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes