Albin Kurti refuzon t’u bëjë thirrje serbëve që hodhën uniformën të kthehen në institucione

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, ka thënë se nuk mund t'u bëjë thirrje serbëve që lëshuan institucionet shtetërore, që të kthehen në to.

"Unë nuk mund të bëjë thirrje për kthim të atyre të cilët hodhën uniformën e Republikës së Kosovës, unë mund t’i thërras që të gjithë për aplikim. Pra duhet të bëhet një aplikim i ri por kthimi nuk mund të bëhet sepse nuk jam penduar unë që ata kanë dalur por duhet të jenë penduar ata pse i braktisën institucionet", tha ndër tjera ai, shkruan Syri Kosova.

Po ashtu, kryeminsitri tha se institucionet nuk janë vetëm të qeverisë, institucionet nuk janë vetëm të shqiptarëve dhe unë besoj që është e domosdoshme që serbët të aplikojnë për të mirën edhe të Republikës edhe të vetë atyre.

VIDEO