Tani, Romano ka shpërndarë një video nga një emision televiziv, në të cilin dyshja në fjalë shihen duke luajtur me njëri-tjetrin me top në studio, duke luajtur “headball”-in popullor.

“Faleminderit për gjithçka”, ka thënë Romano me videon e përmendur.

Thanks for everything. 🤍🕊️ #Pele pic.twitter.com/EItF8tGNWN

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 29, 2022

Pele shënoi deri në 77 gola në 92 paraqitje për Brazilin dhe me Seleçaon u bë kampion bote në 1958, 1962 dhe 1970.

Ai hyri në Librin e Rekordeve Guinness si golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit pasi shënoi 1279 gola në 1363 ndeshje, përfshirë ndeshjet miqësore.

Deri në shfaqjen e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, të gjithë ekspertët ishin të ndarë në dy emra - Pele dhe Diego Maradona kur bëhet fjalë për dilemën se kush është futbollisti më i mirë në histori dhe FIFA vendosi t'u jepte të dyve çmimet si futbollistët më të mirë të shekullit të 20-të.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/December/30/auto_Screenshot_81672432591.png", "width": 900, "height": 606 } }

Pele dhe Maradona kanë luajtur bashkë edhe para se të ‘shkonin në parajsë’, këtë e vërtetoi kjo video

Legjendari Diego Maradona dhe Pele nuk kanë luajtur kurrë bashkë apo kundër njëri-tjetrit në fushën e futbollit dhe gazetari i njohur Fabrizio Romano ka shpërndarë një video të tyre duke luajtur në një emision televiziv.

Vdekja e Peles trishtoi të gjithë fansat e futbollit dhe media të shumta evropiane raportuan mënyrën se si Pele i dha lamtumirën Maradonës, kur vdiq papritur në vitin 2020.

“Shpresoj që një ditë të luajmë futboll së bashku në parajsë”, shkruante në atë kohë Pele dhe mesazhi i tij shkaktoi reagime të shumta.